Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Lokal

promote

Objektiva e pestë e USAID Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive është të rris kapacitetet komunale në promovimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik lokal. Qëllimi i përgjithshëm është avancimi i rolit të pushtetit lokal në bërjen të mundur të një rritje dinamike dhe të fuqishme. Kjo do të arrihet duke ofruar asistencë teknike duke u bazuar në nevojat reale dhe të zbatueshme të komunave tona partnere. Çelësi drejt suksesit tonë do të jetë themelimi i një partneriteti të gjatë e të qëndrueshëm i cili rrënjos një qasje gjithëpërfshirëse ndërmjet USAID DEMI dhe komunave partnere.

Mbështetja e programit do të përqendrohet në asistimin e komunave në draftimin e planeve të zhvillimit ekonomik lokal. Fokusi kryesor do të jetë në ofrimin e asistencës teknike në zbatimin e planeve dhe projekteve të zhvillimit ekonomik lokal. Duke marr parasysh potencialin e çdo komune dhe avantazhet konkurruese, USAID DEMI do t’u asistoj atyre në përgatitjen e programeve promovuese dhe të marketingut proaktiv për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja. Mbi të gjitha, do ti kushtohet vëmendje ruajtjes se bizneseve gjeneruese dhe shtrirjes së programeve të cilat do të rrisnin kapacitetet e komunave në shtysën për zhvillim ekonomik. Përveç kësaj, USAID DEMI do të mbështes komunat në krijimin e sistemit të menaxhimit të aseteve komunale të cilat do t’u mundësonin atyre rritjen e efikasiteti ekonomik dhe gjenerimin e të ardhurave. Për më tepër, do të bëhen përpjekje në përmirësimin e dialogut ndërmjet liderëve komunal dhe komunitetit të biznesit lokal për të shtyrë krijimin e një mjedisi biznesor të begatshëm.

Të gjitha këto aktivitete do të kurorëzohen me mbështetjen e komunave tona partnere me aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve të cilat do të avancojnë njohuritë, aftësitë dhe zotësitë e liderëve dhe stafit komunal dhe duke përdorur praktikat më të mira ndërkombëtare nga profesionistët dhe ekspertët e USAID DEMI.

Shkarko raportin Roli i Pushtetit Lokal në Zhvillimin Ekonomik në Kosovë

 

Tatimi nė pronė fushatė ndėrgjegjėsimi

12 Nėn 2012USAID/DEMI ėshtė duke zhvilluar njė fushatė nacionale pėr tė... lexo mė shumė

demi

Video dokumentari i shkurtėr Rėndėsia e Qeverisjes Lokale

26 Kor 2012Ky video dokumentar i shkurtėr, "Rėndėsia e Qeverisjes Lokale", u shfaq... lexo mė shumė

&nbps;

A e keni paguar Tatimin ne Prone?