Rritja e mundėsive pėr mjedisin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik lokal nė Kosovė

dei led workshopPhillip Dunlap duke folur para pjesėmarrėsve

Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive  (DEMI) ka realizuar raundin e dytë të punëtorive me stafin e komunave partnere, që punojnë në zhvillimin ekonomik lokal. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte planifikimi i mundësive në krijimin dhe rritjen e biznesit ndërveprues dhe mjedisit  më të mirë të biznesit dhe ekonomisë përmes avancimit të kapaciteteve të stafit që punon për zhvillim ekonomik lokal në gjenerimin e programeve të mbajtjes dhe zgjerimit të bizneseve, marketingut komunal dhe promovimit, planifikimit të infrastrukturës për zhvillim ekonomik, shfrytëzimit të ekspozitave dhe panaireve industriale për të tërhequr investime dhe ri zhvillimin  brownfield .

Të gjithë pjesëmarrësit në punëtori u pajtuan për të punuar në përgatitjen e listave të biznesit komunal – një dokument operacional që është informacion shumë i rëndësishëm për vendimet e politikave dhe kornizën rregullative që udhëzon mjedisin biznesor. Në veçanti, ky dokument  do t’u ofrojë një pasqyrë të qartë të natyrës së kompanive që funksionojnë në komunë, industrinë/sektorin në të cilin punojnë, numrin e nëpunësve dhe informacione të tjera të rëndësishme të cilat konsiderohen të rëndësishme në përpilimin e politikave dhe rregulloreve.

Shpend Kabashi, drejtor i Zhvillimit ekonomik dhe turizmit nga komuna e Prizrenit tha: “natyra pragmatike e punëtorisë vazhdon t’i shtojë vlerë punës sonë, sidomos aplikimit dhe rëndësisë së shumë stimulimeve përmes të cilave ne stimulojmë çështje reale”, në anën tjetër, Muhamet Spahiu, drejtor i Drejtorisë për ekonomi, financa dhe buxhet në komunën e Suharekës deklaroi se “iniciativa për të përgatitur inventarin e bizneseve është një përpjekje e rëndësishme sepse ajo do të reflektojë pasqyrën e vërtetë të mjedisit të bizneseve në komunën tonë. Përpos kësaj, kjo do të na ndihmojë në procesin e marrjes së vendimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për politika dhe rregullore”.

Punëtoria ishte vazhdim i raundit të parë që ishte mbajtur me stafin e angazhuar në zhvillimin ekonomik lokal. Pas raundit të parë, të gjitha komunat u përkushtuan për të përgatitur profilet e bizneseve komunale dhe planet e veprimit për zhvillim ekonomik. Këto dy dokumente do të plotësohen me inventarin ( listën) e bizneseve komunale – dhe të tria dokumentet do të shërbejnë si bazë strategjike për përmirësimin e kapaciteteve të komunave tona partnere në marrjen e vendimeve më të mira dhe në menaxhimin më efikas të perspektivës së tyre për zhvillim ekonomik lokal.

 

Tatimi nė pronė fushatė ndėrgjegjėsimi

12 Nėn 2012USAID/DEMI ėshtė duke zhvilluar njė fushatė nacionale pėr tė... lexo mė shumė

demi

Video dokumentari i shkurtėr Rėndėsia e Qeverisjes Lokale

26 Kor 2012Ky video dokumentar i shkurtėr, "Rėndėsia e Qeverisjes Lokale", u shfaq... lexo mė shumė

&nbps;

A e keni paguar Tatimin ne Prone?